Aksident në aksin Shkodër- Han i Hotit, 1 i plagosur
Përplasja e 2 automjeteve solli plagosjen e një shtetasi. Aksidenti u shënua rreth orës 11.00, në segmentin rrugor Shkoder - Han i Hotit në fshatin Shtoj i ri.Pas përplasjes, mjetet janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri, identiteti dhe mosha e të cilit nuk është bërë e ditur, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres.Pas ndërhyrjes së bluzave të bardha, fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ekspertët e policisë rrugore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet që shkak të ketë qënë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të njërit prej drejtuesve të automjetit.Blutë pasi kanë identifikuar mjetet dhe kanë bërë shoqërimin në komisariat të 2 drejtuesve të cilët po merren në pyetje rreth shkaqeve të këtij aksidenti.
Segmenti rrugor Shkoder - Han i Hotit, edhe pse i ndërtuar vitet e fundit, radhitet si një ndër njollat e zeza në akset kombëtare, për të cilin pritet edhe një ndërhyrje nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve për pajisjen me sinjalistikë të plotë.(Foto: Arkiv)vijon