Skanimi i trurit, skaner për të parë veprimtarinë gjatë komunikimit

Si ja del truri njerëzor, një përmbledhje e rreth 100 bilion qelizave nervore të paketuara në mënyrë të dendur, që të na lejojë ne të mendojmë, ndjejmë dhe të perceptojmë botën?Shkencëtarët në Universitetin e Yale në laboratorin e funksionimit të trurit janë duke u përpjekur të kuptojnë më mirë se cfarë ndodh me trurin tonë gjatë një bisede, duke përdorur kapucë për kokën të lidhur me 64 kabuj.Në majën e gjysmës së këtyre kabujve me fibra optike, rreze të dobëta lazeri rrëshkasin përmes kafkës së personit që i mban dhe penetrojnë rreth 2.5 centimetra në trurin e tyre. Atje, rrezet kërcejnë, reflektojnë dhe kapen nga gjysma tjetër e kabujve.Shkencëtarët marrin imazhe të detajuara të trurit me pulla të ndritshme ngjyrash që tregojnë se ku po ndodh veprimi. Nuk është një pamje e drejtpërdrejtë, si një rreze x, por më shumë një rindërtim i asaj që shihet.‘Ne duam të kuptojmë qarkun e neuroneve të cilat janë të lidhura me ndërveprimin mes individëve’, shpjegon neuroshkencëtari Joy Hirsch, drejtori i laboratorit mbi funksionimin e trurit në Yale. ‘Është ndoshta një nga funksionet më fondamentale të species njerëzore dhe ende ne nuk dimë mjaftueshëm për të. Informacioni i ri këtu është se raportet vizuale, le të themi, informacioni visual është një pjesë intime e sistemit gjuhësor teksa ai përdoret në situata ndërvepruese si dialogu’.Dy kërkues në laborator janë duke ofruar një pamje në trurin e tyre teksa ata flasin: dy tru në bisedim e sipër, duke përjetuar një kërcim të ndërlikuar të aktivitetit të brendshëm. Teksa ata flasin, shkencëtarët janë gjithashtu duke identifikuar modelet vizuale. Modele të ndryshuara kanë zbuluar kushte si depresioni apo crregullimet nga paniku. Shpresohet se kërkimi gjithashtu do të ndihmojë në kuptimin e mënyrës se si autizmi prek individët.‘Në rastin e autizmit, vula e parë e crregullimit, e para që zakonisht vihet re kur prindërit dhe profesionistët e shëndetit, dyshojnë se një fëmije mund të ketë autizëm, është fakti se fëmija dështon të përfshihet me individët e tjerë dhe përsëri ne dimë shumë pak mbi aktivitetin e qarkut të neuronëve që perfshin ndërveprimin me të tjerët’, thotë Joy Hirsch.Në Universitetin e Princeton, gjithashtu neuroshkencëtari Uri Hasson po sheh se si truri ndërvepron gjatë bisedës. Skanime funksionale MRI dallojnë aktivitetin e trurit duke monitoruar rrjedhën e gjakut. Kur një rajon i trurit është aktiv, ka nevojë për më shumë gjak për të ofruar oksigjen dhe ushqime. Si rezultat, rajonet aktive ndizen në një ekran kompjuteri.Studimi gjithashtu tregon se sa më shumë dëgjues e kuptojnë historinë, aq më shumë modeli i aktivitetit të trurit të tyre ndjek atë të folësit.‘Ne zhvilluam një metodë të re në të cilën unë mundem me të vërtetë të skanoj njerëzit teksa ata janë duke treguar histori të vërteta nga jeta, në skaner dhe më pas unë mund të luaj historitë e tyre ndaj një grupi dëgjuesish’, shpjegon Uri Hasson, profesor i asociuar i neuroshkencësh dhe psikologjisë në Universitetin e Princeton. ‘Dhe ajo që ne po kërkojmë është për të parë nëse truri i dëgjuesit bëhet më i ngjashëm me atë të folësit teksa ndërmerr komunikime të përditshme natyrale. Pra sa më të ngjashme modelet e trurit, aq më i mirë komunikimi dhe kuptueshmëria. Pra, nëse ju e kuptoni tani, modeli i trurit tuaj bëhet më i ngjashëm dhe kopjon trurin e folësit.’Synimi i rradhës është të kalojmë teknologjinë jashtë laboratorit, në kushte më natyrale.Prodhimi i pajisjeve të lëvizshme për të zëvendësuar makineritë e mëdha të MRI, mund të hapë mundësi të reja për dekodimin e trurit, thonë kërkuesit, të cilët imagjinojnë një botë ku kompozitorët mund të shkruajnë muzikën thjesht duke e imagjinuar atë, ose artistët mundet shumë thjeshtë të mendojnë një pikturë dhe të lënë kompjuterin të bëjë pjesën tjetër./oranews.tv/