Gecko, reptili me lëkurën e veçantë

Është një reptil Australian i vogël që ka një talent të vecantë. Biologët kanë zbuluar se lëkura e geckos me strukturë si kuti, i cili vjen nga Queensland Perëndimor, mund të prapësojë ujin.Ata mendojnë se ka shumë potencial aty, nëse struktura mund të kopjohet.Lëkura është gjithashtu vetë pastruese, rezistente ndaj pluhurit dhe baktereve dhe është e përputhshme me qelizat njerëzore.‘Për shkak se mund të rritet dhe mund të pranojë qelizat njerëzore të lëkurës ose qelizat në përgjithesi, ju mund t’i përfytyroni ato si impjante shumë shumë të mira për mbulim,’ shpjegon Jolanta Watson, nga Universiteti i Sunshine Coast.Ngritje të vogla të mbuluara me qime shumë të vogla në lëkurën e geckos mbledhin ujin dhe e shtyjnë tutje. Është një process që e bën shumë të vështirë mbijetesën për bakteret.Kërkuesit janë shumë të emocionuar mbi përdorimet e mundshme industriale, shkencore dhe mjekësore.‘Është ndoshta gjithashtu shumë i dobishëm për ne nëse mund të mbledhim këtë lloj sipërfaqe, sepse ne mund ta përdorim atë në tavolinat e operimit, dhe gjithashtu edhe si fasho,’ thotë Profesor Lin Schwarzkopf, nga Universiteti James Cook.Kërkuesit janë duke punuar në një produkt me të njëjtën aftësi si lëkura e geckos, një material që mund të shtyjë ujin, kafenë apo edhe verën e kuqe.Mund të ketë implikime për mbulesa rezistente ndaj ujit dhe tekstile.Me më shumë fonde, shpresohet se produktet e frymëzuara nga gecko do të futen në treg shpejt./oranews.tv/