Viti i ri shkollor, Malaj: Librat gati në kohë dhe të pastruar nga gabimet

Në vitin e ri shkollor librat do të jenë krehur nga gabimet që janë vënë në dukje nga grupet e interesit. Kjo është garancia që jep zëvendës.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e cila njëkohësisht thotë se librat do të jenë gati në kohë.Ministria e Arsimit garanton se të gjitha ankesat që kanë shoqëruar tekstet nga klasa e parë deri në të 12 do të reflektohen në librat që do të kenë në duar nxënësit në vitin e ri shkollor.Zëvendës/Ministria e Arsimit, Nora Malaj, sqaron në një intervistë për Ora News edhe tekstet që janë rishikuar plotësisht.Nora Malaj: Tekstet e klasave ndërmjetëse, pra klasat e dyta, klasat e treta, klasat e shtata, klasat e nënta dhe në vijimësi janë tekste që tashmë e kanë kaluar atë që quhet sita e parjes së tyre. Të gjitha problematikat që janë shfaqur në gjithë këtë vit, në diskutimet që janë bërë dhe në vlerësimin që ka bërë Komisioni u janë paraqitur shtëpive botuese dhe ato të gjitha kanë reflektuar në mënyrë që tekstet e sivjetshme nuk mund të garojnë dot me tekstet e reja pasi janë me të njëjtin program. Do të jenë të gjitha të krehura nga të gjitha problematikat apo gabimet që janë shfaqur”.Por a do të jenë gati në kohë librat?Nora Malaj: Shtëpitë botuese kanë marrë pothuajse të gjitha masat për shpërndarjen e tyre. Ka filluar proçesi i përfundimit të lidhjes së librave dhe po bëhen gati që deri me datën 25 gusht me informacionin që do të na japin të jenë gati 80-90% të teksteve.Tekstet e historisë janë tekstet që kanë ngjallur më shumë debat ndër grupet e interesit, por mbetet për t'u parë pas botimit nëse do të kenë ose jo gabime.