Dita ndërkombëtare e rinisë, koncert në Pedonalen e Tiranës
Dita ndërkombëtare e të rinjve është përmbyllur në kryeqytet me një koncert ku morën pjesë këngëtarë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria.Shumë të rinj kanë ndjekur nga afër tingujt e muzikës.Festimet për ditën Ndërkombëtare të Rinisë në kryeqytet janë përmbyllur me një koncert në pedonalen e Tiranës.Të rinjtë ndoqën nga afër koncertin ku performuan këngëtarë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova.Koncerti i mbajtur në pedonalen e Tiranës ishte edhe aktiviteti përmbyllës për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë i organizuar nga Ministria e Mirwqënies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe me mbështetjen e shoqatave rinore.Aktivitet e organizuara në kryeqytet kishin si qëllim rritjen e vëmendjes dhe të drejtës për vendimmarrje nga të rinjtë.Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.