50 të vdekur, 700 të plagosur nga shpërthimet në port

Një seri shpërthimesh të ndodhura dje, (12 gusht) në qytetin port në veri të Kinës, Tianjin kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 50 personave, dhe plagosjen e 700 personave të tjerë

Shpërthimi ndodhi në një magazinë me mbetje toksike duke shkatërruar godina dhe djegur qindra makina. 12 zjarrfikës ishin mes personave që humbën jetënPresidenti Xi Jinping premtoi një hetim të plotë dhe transparencë mbi ngjarjen bën të ditur agjencia e lajmeve XinhuaFotot dhe pamje filmike të postuara në rrjetet sociale treguan flakë të mëdha dhe tym të zi që ngjitej drejt qiellit, ndërsa banorët e tmerrruar kanë treguar se efektet e shpërthimit janë ndier disa kilometra larg.Shkaqet janë ende të paqarta ndërsa mediat kineze raportojnë se shpërthimi u shënua në magazinat e një kompanie që merret me materiale shpërthyese.Qendra e tërmeteve në Kinë informoi se magnituda e shpërthimit të parë ishte ekuivalente me shpërthimin e 3 tonëve dinamit, ndërsa shpërthimi i dytë ekuivalent me 21 ton shkruan BBC.101327132-ce4ddcd8-2998-4141-aea2-b13f2523f799 101326945-5318c2c0-bd3d-4198-b898-529573a05d4b 101326372-4d899291-59f4-45a1-8b3e-cd62a0c7ecd7 075232673-d601d271-15df-431b-ad7f-aa454eb1fea4 075231347-710f5e34-1551-4c9d-bc7a-535fbea1254e 075235520-06f12a2d-c7a8-454b-b532-ff0636b538be 075231644-6b73f2dc-0faf-492c-9b30-f56d936aa2ba 075229917-af5c2d97-0e1d-4e58-a74d-cb6d41fd2a83 075228382-81639442-528d-41e4-9c56-b331ae48afac 075230203-6d17d888-c971-4d98-a170-a3204616d08a 075228281-c0c16c93-6cdc-4c96-8e41-cda13132114d 075228319-67975f27-f8aa-4e05-94fe-74b2e65a8ec9 075224322-c5c3536c-a558-4d22-abe0-df0c28d2e793 075225208-db2f8c94-8c35-40f7-a0c0-4a53e96a2006 075223301-77004ef4-c0fc-4959-992b-4666987e2697 075225076-d39601ae-2070-463b-83ca-a6799b0b380d 075223283-f1e06bb4-fa19-4aac-875a-110717bd4c203 2 1