Mirditë, asgjesohen 2374 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2015, 20:28
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në zonen e Fanit të rrethit Mirdite. Gjatë ditës së sotme janë asgjësuar 2374 rrënjë bimë narkotike.Zbulimi i lëndës narkotike u bë si rezultat i marrjes së informacioneve në rrugë operative nga policia e Lezhës.“Gjatë kontrollit në zonën e Fanit u konstatuan 6 parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të kanabis sattiva, me gjatësi 80-2m, gjithsej 2374 rrënjë të cilat u asgjesuan në vënd me anë të djegies”.Nga ana e punonjësve të policisë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.