Kufiri me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës: Nuk falim asnjë centimetër tokë
Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.Ka qenë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili ka folur lidhur me këtë vijë kufitare. Thaçi tha se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe me Pakon e Ahtisaarit. Ai, siguroi se nga ky shënjim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës.Lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare ka folur edhe kryetari i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e pikave kufitare Murat Meha, i cili tha se tani vetëm po bëhet shënjimi i vijës kufitare administrative me Malin e Zi.Se nuk do të preken vijat kufitare të Kosovës siguroi edhe kryeministri Isa Mustafa. Ai, në mbledhjen e Qeverisë tha se me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e pa prekur.Ndërsa ministrja e Industrisë dhe Tregtisë Hykmete Bajrami ka folur lidhur me rëndësinë e investimeve strategjikeKy raport u miratua në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar.Qeveria më pas ka propozuar që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga presidentja Atifete Jahjaga, në afatin e përcaktuar ligjor lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.