Aksioni për ujin në Shkodër, nis shlyerja e detyrimeve, rriten arkëtimet

Paralajmërimi i qeverisë për nisjen e një aksioni të madh me ujin e pijshëm, që pason atë të energjise elektrike duket se ka dhënë efektet e veta të para.Në Shkoder pranë sporteleve të ujësjellës-kanalizime janë shtuar ndjeshëm shlyerjet e faturave të ujit, jo vetëm konsumi mujor por edhe detyrimet e prapambetura.Përgjegjësi i shërbimit ndaj klientit, Ardian Shabani, thotë se ndikim në rritjen e numrit të qytetarëve që shlyejnë faturat në masën 80%, ka patur edhe puna e bërë në terren.Por ndërsa qytetarët po i përgjigjen pozitivisht shlyerjes së detyrimeve ndaj ujësjellës – kanalizime Shkoder, për shërbimin e ofruar nga kjo ndërmarrje ata nuk kursejnë kritikat.6 mijë dosje janë dorëzuar në gjykatën e Shkodres nga ndërmarrja e Ujësjellësit, pasi klientët rezultojnë debitorë. Paralelisht ka nisur ndërprerja e furnizimit me ujë për këto familje.