51-vjeçari humb jetën duke peshkuar në lumin Buna

Një 51 vjeçar ka humbur jetën në ujrat e lumit Buna në Shkoder mbrëmjen e së martes. Viktima Ramiz Kuçi ka qënë duke peshkuar në ujrat e këtij lumi kur ka humbur jetën. Në tentative për te mbledhur rrjetat e peshkut ne Bunë, 51 vjecarit nuk ka arritur t’ia dale dot. Kanë qënë peshkatarët e tjerë dhe banorët e zonës që pasi kanë parë trupin e pajetë të 51 vjeçarit, kanë njoftuar policinë e Shkodres e cila ka mbërritur në vendngjarje.Mësohet se Kuçi ka qënë në fshatin Zus duke peshkuar kur ka humbur jetën, por trupi është gjetur në fshatin Darragjat të komunës Dajç, i spostuar nga rrjedha. Pas nxjerrjes nga ujrat e Bunës, viktima është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres, ku i është nënshtruar ekspertizës për të zbardhur shkaqet e plota të vdekjes.Do të jetë akt – ekspertiza që do të tregojë nëse viktima ka humbur jetën si pasojë e ndonjë ataku kardiak, apo kanë rreshjet e pasdrekës së të martes në Shkoder që ka krijuar trazimin e ujrave të Bunës duke e bërë të pakontrollueshme situatën për viktimën.Ky është rasti i tretë i mbytjeve të regjistruara në territorin e Shkodrës, ç’ka ngre edhe pikëpyetjen e madhe për sigurinë në këto ujra, të cilat nuk kanë asnjë sistem mbrojtje, apo monitorimi, ndonëse në to gjatë stinës së verës pushojnë gjatë ditës shumë familje Shkodrane.[caption id="attachment_560392" align="alignnone" width="640"](Ne foto: Lumi ku u mbyt peshkatari dhe policia ne vendin e ngjarjes) (Ne foto: Lumi ku u mbyt peshkatari dhe policia ne vendin e ngjarjes)[/caption]