Malaj: Mosrealizimet janë në pjesën e të ardhurave personale dhe në akcizë
Ekonomisti dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se mosrealizimet e të ardhurave janë në pjesën e të ardhurave personale dhe në akcizë.Në një intervistë për Ora News me gazetarin Nertil Agalliu, Malaj tha se lufta kundër kontrabandës nuk është vetëm një detyrë e ministrisë së Financave, por është një koordinim i të gjitha institucioneve.Arban Malaj: Rënia e të ardhurave, për ato që konsiderohen si të ardhura kryesore që janë të ardhurat nga taksat tatimet që zënë 70% të buxhetit dhe që duhet të rritet për t’i dhënë siguri buxhetit është në nivel me të lartë dhe ajo që është shqetësuese është fakti që mosrealizimet konstatohen në disa nga zërat kryesorë të të ardhurave buxhetore. Mund të ketë disa faktorë, por një nga faktorët që është diskutuar edhe me miratimin e buxhetit 2015 ishte që planifikimi ishte shumë ambiciojz, pra rritja që shpresohej të bëhej gjatë një viti ishte më e madhe sesa mundësia. E dyta mbetet kritike fakti që mosrealizimet kryesore janë në pjesën e të ardhurave dhe në pjesën e akcizës. Pjesa e të ardhurave ka të bëjë me pjesën e punësimit dhe pjesa e akcizës ka të bëjë me mallrat e fortë ku kontrabanda nuk është thjesht evasion fiskal, por është krim ekonomik, pasi një pjesë e këtyre parave riinvestohen negativisht kundër institucioneve të shtetit. Lufta kundër kontrabandës nuk është thjesht detyrë e ministrisë së Financave, është një bashkëpunim që bëhet me të gjitha institucionet e lufetës kundër krimit ekonomik pasi pa një organizim dhe pakorruptuar struktura është e pamundur që kontrabanda të vazhdojë.