Lezha nderon veteranin kosovar, ka kontribuar edhe në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2015, 10:46
Ndihmoi për çlirimin e Kosovës, por patriotizmi për 60 vjecarin nga Ferizaj nuk mbaron këtu, pasi u ka ardhur në ndihmë dhjetëra familjeve lezhiane duke punësuar njerëz në nevojë, këshilli i qarkut Lezhë e ka vleresuar duke e nderuar me titullin "Qytetar Nderi".Lezha ka nderuar veteranin e luftës së kosovës Gegë DEDAJ, për kontributin e dhënë dhe humanizmin e shfaqur pas luftës, i shtrirë edhe në Shqipëri.Patrioti kosovar që jeton në Zvicër e ka cilësuar detyrim moral kontributin për zhvillimin e Shqipërisë, dhe konkretisht të rajonit të Lezhës.Ndonëse veterani kosovar, jeton në Zvicër, është përpjekur t'ua përmirësojë jetesën bashkkombasve të tij, duke i punësuar në kompanitë që ai menaxhon.