Në grevë pa afat, Naftëtarët e Ballshit: Prej dy muajsh nuk paguhemi

Punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh kanë hyrë në grevë pa afat në protestë për mosmarrjen e pagave prej dy muajsh. Janë 600 naftëtarë që kanë bojkotuar punën deri në plotësimin e kërkesave, ku një prej pikave është dhe sigurimi i jetës.Rreth 600 punëtorë të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh kanë protestuar për mosmarrjen e rrogave prej dy muajsh.Naftëtarët deklarojnë se  do të bojkotojnë punën deri në marrjen e pagave.Kjo është e disata herë që punëtorët e KPTHN-së në Ballsh dolin në protestë për cështjen e mosmarrjes së pagave.