Turqia do të kërkojë krijimin e një zonë ndalim-fluturimi në veri të Sirisë
Kryeministri turk Ahmed Davutollu ka deklaruar se Turqia do të kërkojë me ngulm krijimin e një zonë ndalim-fluturimi në veri të Sirisë për të mbrojtur civilët që largohen nga ISIS dhe forcat qeveritare siriane.Duke folur për BBC, Davutollu theksoi se Ankaraja do të punojë me Uashingtonin për të krijuar një zonë të sigurtë për të zhvendosurit nga konflikti në Siri.Kryeministri turk nuk përjashtoi as mundësinë e ndërhyrjes së trupave turke në terrotorin sirian për të mbrojtur zonën.Ndërkohë Ankaraja ka nisur një dallgë sulmesh ajrore kundër militantëve kurdë të PKK-së në juglindje të vendit një ditë pasi Turqia u godit nga një seri aktesh terroriste. Avionët turq kanë shënjestruar 17 objektiva në provincën Hakari, në kufi me Iranin dhe Irakun, zona ku gjenden bazat e terroristëve kurdë.Sulmet vijnë si raprezaljeve ndaj akteve terroriste kurde të një dite më parë ndaj postave policore dhe të ushtrisë në qytetin më të madh të vendit Stamboll dhe në juglindje të vendit, si pasojë e të cilave humbën jetën nëntë persona.Në korrik, Ankaraja nisi sulmet ajrore ndaj kampeve të militantëve kurdë në veri të Irakut si dhe ndaj militantëve të ISIS në Siri. Që atëherë, kanë humbur jetën 29 ushtarakë turq dhe mbi 60 militantë kurdë.