Kalaja e Petrelës, Veliaj: Do ta çlirojmë nga kafeneja e ish-Kryekomunarit
Teksa prezantoi administratorin e ri te Petresës, kryebashkiaku Erjon Veliaj paralajmëroi lirimin e kalasë nga kafeneja që zotërohet nga ish-kryetari i Komunës. Veliaj tha se nuk mund të kemi privatizim dhe kafenizim të aseteve publike dhe Monumenteve të Kulturës.Kafeneja e ngritur brenda kalasë së Petrelës nuk do të ekzistojë më.Kryebashkiaku, Erjon Veliaj, teksa prezantoi administratorin e ri Sokol Kupi, paralajmëroi lirimin e kalase nga ambjenti që zotërohet nga ish-kryetari i Komunës.Veliaj: "Ne Petrelë do të fillojmë me lirimin e territorit të Kalasë. Nuk mund të kemi privatizim dhe kafeneizim të aseteve publike dhe monumenteve të kulturës. Kalaja e Petrelës është monument kulture dhe nuk mund të vazhdojë të jetë përjetësisht kafja e ish-kryetarit të Komunës”.Veliaj shtoi se për promovimin e zonës, Bashkia do të organizojë festën e fshatit, panaire për produktet bujqësore, për ta përfshirë Petrelën si një ndër itineraret e shumë turistëve që vijnë në Tiranë.Veliaj: "Nuk shoh asnjë arsye se pse në Petrelë apo në fshatra të tjerë, ne do të rikthejmë traditat që kthehen në sebepe, pse njerëzit duhet të vijnë, pse njerëzit duhet të kalojnë kohën në fshat".Veliaj i kërkoi administratorit të ri të Petrelës bërjen e një inventari për të gjithë nevojat që kjo zonë ka për investime dhe më pas do të pyetet komuniteti për nevojat prioritare.