Tiranë, trajleri përplas për vdekje kalimtaren, ishte duke kaluar rrugën

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një kalimtareje në "Rrugën e Elbasanit" në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës rreth orës 09:00, pranë Ambasadës Amerikane.Sipas policisë një trajler me targa AA 442 ID ka përplasur për vdekje 72-vjeçaren Gora Gjermeni, trupi i të cilës qëndroi për disa minuta në vendin e ngjarjes. Viktima ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetërën dhe pas përplasjes ka përfunduar poshtë trajlerit.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e kamionit, G. Bona, e cili dyshohet se është fajtori i këtij aksidenti fatal që i mori jetën gruas.Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethana të aksidentit.[caption id="attachment_560291" align="alignnone" width="640"]aksident Ne foto: Gruaja e aksidentuar[/caption][caption id="attachment_560503" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Kamioni qe aksidentoi 72-vjecaren Ne foto: Kamioni qe aksidentoi 72-vjecaren[/caption][caption id="attachment_560504" align="alignnone" width="640"]aksident3 Ne foto: Syzet e gruas e cila u aksidentua per vdekje[/caption][caption id="attachment_560505" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Kamioni qe aksidentoi 72-vjecaren Ne foto: Kamioni qe aksidentoi 72-vjecaren[/caption][caption id="attachment_560506" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Kamioni qe aksidentoi 72-vjecaren Ne foto: Kamioni qe aksidentoi 72-vjecaren[/caption]