Malltezi akuza Bashkisë: Nuk ka plan për Tiranën, por vetëm retorikë politike

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin dhe Mjedisin në PD, i ka cilësuar si retorikë politike propozimet e ardhura deri më tani nga Bashkia e Tiranës për planin e kryeqytetit.Ndryshimet sipas tij duhet të ishin konsultuar me ekspertë.Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin në PD, i ka cilësuar si retorikë politike propozimet e ardhura deri më tai nga Bashkia e Tiranës për planin e kryeqytetit. Ndryshimet sipas tij duhet të ishin konsutluar me ekspertë.Malltezi: “Deri tani kemi të bëjmë me retorikë, nuk kemi të bëjmë me paraqitje të projektit. Projekti i bulevardit dhe lumit të Tiranës është shpalosur nga kryetari Basha. Kjo është të sillesh me ligjin sipas qejfit. Në radhë të parë ligji është për shtetarin dhe pastaj për qytetarin. Në rast se shtetari vetë është i pari që dhunon ligjin kjo nuk na çon asgjëkundi. Në rast se ti do të ndryshosh dhe ka gjëra për të ndryshuar sëpari hajde dhe hidhi në një tryezë, diskutoi me publikun ose të paktën me ekspertët. Momenti që nuk është diskutuar me ekspertët kjo tregon se kemi të bëjmë me retorikë. Tani thotë unë do kthehemi tek origjinali, po ku e dimë ne cili është origjinali yt”.Në studion e Ora News, Malltezi lëshoi krtika për ligjin e ri të turizmit.Malltezi: “Problemi kryesor i ligjit për turizmin ishte dhunimi i të drejtës së autoriteteve vendore. Ky ligj e bën shumë të fuqishëm Ministrin për Turizmin, por për fat të keq në kurriz apo dhunim të ligjit sa i përket funksioneve të tjera siç mund të ishte autonomia e qeverisjes vendore. Nuk është kjo zgjidhja.Çështjet e turizmit nuk zgjidhen vetëm me ligj sado të fortë ta bëjnë Ministrin apo Kryeministrin. Për fat të keq Kryeministri mendon se duke u bërë kryeplaku i të gjithë fshatrave, apo kryebashiaku i të gjthë bashkive do të zgjdhë çështjet në këtë vend, por se ka kuptuar që jemi në demokraci dhe ku bashkëpunimi mes faktorëve të ndryshëm të çon përpara”.Sipas Malltezit edhe në panaritet ndërkombëtare Shqipëria ka pasur përfaqësim të dobët, pasi paratë kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve të korruptuar.