Rekord tranziti në portin e Barit, bum pasagjerësh e makinash drejt Shqipërisë
Autoritetet e Portit të Barit kanë regjistruar gjatë javës së sapo mbyllëm një rekord tranziti pasagjerësh me destinacion Shqipërinë.Ndër 61 mijë pasagjerë e 14 mijë makina të tranzituara në këtë port, 66% e tyre kanë pikëmbërritje Shqipërinë.Sipas të dhënave të regjistruara nga porti i Barit konfirmohet një rritje e fluksit të turistëve drejt Shqipërisë, e verifikueshme nga kalimi përmes këtij porti të një numri të madh të të rinjve italianë që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri si dhe të automjeteve të tipit rulote turistësh udhëtues.Statistikat e Portit të Barit në krahasim me një vit më parë konfirmojnë një rritje të trafikut të trageteve në linjën Bari- Shqipëri, një shtim me 17.7% të numrit të pasagjerëve dhe me 32.3% të automjeteve të çdo tipi.Komisari i lartë i autoritetit të Portit të Barit, Francesco Mariano, ka deklaruar se së fundmi janë kryer investime të rëndësishme për të modernizuar ambientet e pritjes së pasagjerëve me destinacion Shqipërinë si dhe vënien në dispozicion të një trageti të ri me shërbime më të mira për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria.