Të papunë prej 20 vitesh, lulishtja "1 Maji" kthehet në sheshin e pritjes

Prej të paktën 20 vitesh, lulishtja “1 maji” në Elbasan është kthyer në qendrën e dhjetëra personave në kërkim të një pune ditore të rastësishme.Me trastat e bukës, ashtu si qëmoti, ulen në stolat gjysmë të prishur duke parë nga të katër anët se mos dikush po u drejtohet për t’i pyetur se sa kërkojnë për ndonjë punë të vogël shtëpie.Disa prej tyre ndonëse janë regjistruar pa rezultat dhe në zyrat e punës, thonë se kanë mbi 3 muaj që nuk kanë punuar asnjë ditë, ndërsa theksojnë se jetesa është vështirësuar shumë.I papuni: Më keq më nuk ka. Kështu e ka vuajtja. Ka 2 vjet që ka rënë puna me intervale, ka 3 muaj pa punë fare.I papuni: Që kur ka hyrë demokracia pa punë, pa gjë. Punë nuk ka, ne rrimë këtu dhe presim, numërojmë makinat.I papuni: Kam qenë te zyra e punës, nuk ka punë thonë.Referuar statistikave zyrtare, Elbasani renditet qarku i tretë në vend më numrin më të lartë të papunëve.