Ja 10 pallatet presidenciale më të bukura të botës, dy i ndërtoi Pacolli me shqiptarët

2 pallatet më të bukura presidenciale në botë mbajnë firmën e shqiptarëve.Në listën e përpiluar nga Ghana’s Flagstaff House, ku shfaqën 10 pallatet më të bukura në botë, figurojnë edhe dy pallate të projektuara dhe ndërtuar nga Mabetex Group, që është kompania e ish-presidentit dhe zëvendës kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.Bëhet fjalë për ndërtesat presidenciale të Azerbajxhanit dhe Kazakistanit .Vetë Pacolli ka shpërndarë një mesazh në profilin e tij në Facebook, për këtë klasifikim, ku shkruan: “Dje një medium amerikan ka përzgjedhur 10 pallatet më të bukura Presidenciale në botë. Për mua si autor i dy nga këto pallate Presidenciale është një krenari e madhe, por edhe për popullin tim e cila sot mundet me u krenu me këto vepra që shqiptaret ndërtuan".Klasifikimi i ndërtesave të nivelit të lartë është bërë sipas vlerësimeve estetike, por edhe preferencave të qytetarëve dhe turistëve. Këto pallate janë unike dhe të bukura në aspektin arkitekturor.Në listën e 10 më të mirëve, padyshim që vendin e parë e zë Shtëpia e Bardhë e presidentit Amerikan, por nuk lihen pas as ndërtesat ku rri presideni i Rusisë, apo edhe krerë të tjerë shtetesh.Ndonëse janë listuar 10 ndërtesat më të bukura presidenciale, ndoshta nuk është futur në vlerësim edhe pallati presidencial turk, ku banon Erdogan, i cili ka kushtuar më shumë se 300 milionë dollarë dhe ka përfunduar pak muaj më parë.[caption id="attachment_560195" align="alignnone" width="640"]1 1. Shtëpia e Bardhë, Uashington - SHBA[/caption][caption id="attachment_560204" align="alignnone" width="640"]2 2. Pallati Presidencial, Dushanbe (Taxhikistan)[/caption][caption id="attachment_560203" align="alignnone" width="640"]3 3. Pallati Presidencial Ak Orda, Astana (Kazakistan)[/caption][caption id="attachment_560202" align="alignnone" width="640"]4 4. Pallati Presidencial, Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe)[/caption][caption id="attachment_560201" align="alignnone" width="640"]5 5. Kështjella e Pragës (Çeki)[/caption][caption id="attachment_560200" align="alignnone" width="640"]6 6. Pallati i Madh i Kremlinit, Moskë (Rusi)[/caption][caption id="attachment_560206" align="alignnone" width="640"]9_Oguzkhan_Presidential_Palace_-Ashgabat_dielli.al_-600x372 7. Pallati Presidencial Oguzkhan, Ashgabat (Turkmenistan)[/caption][caption id="attachment_560199" align="alignnone" width="640"]7 8. Pallati i Bashkimit, Yaounde (Camerun)[/caption][caption id="attachment_560197" align="alignnone" width="640"]9 9. Ndërtesa Zyrtare Presidenciale, Taipei (Tajvan)[/caption][caption id="attachment_560196" align="alignnone" width="640"]10 10- Ndërtesa zyrtare Presidenciale e presidentit të Republikës së Kinës[/caption]