Rrjeti Homeboy, lëvizja që ndihmon të rinjtë me probleme
Rrjeti Global Homeboys, i cili ndihmon me rehabilitimin e të rinjve me probleme, hapi ditën e parë të mbledhjes vjetore dy ditore duke përshëndetur të pranishmit nga mbi 45 qytete amerikane dhe gjashtë vende, përfshirë Skocinë, Meksikën, Kanadanë, Afrikën e Jugut, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara.Takimi dy-ditor përfshin seminare mbi tema të ndryshme, duke përfshirë shëndetin mendor, mbështetje prindërore, ndërmarrje shoqërore dhe menaxhimin e rasteve me qëllim ndërhyrjen në banda dhe programe rehabilitimi."Ne jemi Rrjeti Global Homeboys dhe besojmë se do ti vijmë në ndihmë bandave dhe kujtdo tjetër që ka nevojë për ndihmë," tha themeluesi i këtij rrjeti Greg Boyle në fjalimin e hapjes.“Sot programi ynë është një rrjet ndërkombëtar për të mësuar, dhe për të ndarë njohuritë”.I quajtur fillimisht “Punë për një të ardhme”, misioni i tyre është zgjidhja e menjëhershme e dhunës së bandeve në komunitet, duke ofruar mundësi punësimi dhe arsimimi si një alternativë ndaj anëtarëve të bandës.Organizata ka marrë njohje ndërkombëtare dhe nuk ka si synim ekskluzivitetin apo të hapë degë në gjithë botën.Përkundrazi, Boyle kërkon që organizata të tjera të "vjedhin" idetë që ata duan nga Homeboy dhe ti përdorin ato për të ndërtuar programet e tyre."Ne nuk duam të bëhemi si McDonalds. Ideja është të ftojmë njerëzit të vjedhin çdo gjë nga ne, përveç logos dhe motos tonë dhe të fillojnë diçka të tyre, "tha Boyle.Dhe kjo është një ide me të cilën anëtarët ndërkombëtarë të Rrjetit Global Homeboy kanë rënë dakord.Polici skocez dhe njëkohësisht anëtar i Njësisë së Reduktimit të dhunës, Iain Murray argumenton se ky është një program i cili do ti shërbejë komunitetit."Unë jam oficer i policisë në Skoci dhe nuk e di nëse ka ndonjë agjenci tjetër të zbatimit të ligjit në botë që ndërmerr një iniciativë të tillë shoqërore. Është një mendim i mire. Duhet bërë diçka ndryshe për të arritur rezultate të ndryshme. Ne jemi të mirë në zbulimin e rasteve të tilla, por gjithashtu duhet të përpiqemi të jemi të mirë në parandalimin e tyre "tha Murray.Boyle shpreson se rrjeti, ende në fillimet e tij, do të mund një ditë të shndërrohet në një lëvizje të madhe."Rrjeti Homeboy mund të jetë në fakt pjesë e një lëvizjeje, e cila përqafon parime të caktuara, ku të gjithë të jenë pjesë e saj, "tha ai.Një nga nxënësit më të suksesshëm të Homeboy është aktori Richard Cabral.Cabral ishte 25 vjeç kur hyri në Homeboy Industries, pas një periudhe të kaluar në burg. Aktori amerikan punoi për dy vjet e gjysmë në një furrë buke e madje në një moment kishte aspirata për tu bërë kuzhinier.Gjatë fjalimit të tij, Cabral zgjodhi fjalët e duhura për të treguar historinë dhe përvojën e tij me sistemin e drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe me programin Homeboy."Kalova tridhjetë ditë të gjata dhe netë në burgun e Los Angelos. Kur dola nga burgu iu bashkova programit të Homeboys. Isha i shqetësuar se humba punën time, humba respektin e At Gregut. Por ai më dha një shans, kur askush nuk u kujdes për mua,kur askush nuk donte t’ia dinte nëse isha gjallë apo jo, At Gregu më dha një shpresë, " tha Cabral në një dhomë të mbushur me njerëz.Fjala e tij u prit me ovacion nga të pranishmit. Cabral shtoi se ajo çka ai mësoi aty, ishte përbërës i nevojshëm për suksesin e tij nga Homeboy në Hollywood."I thashë vetes se nuk humbas asgjë nëse e provoj. Edhe nëse diçka dështon, unë mund të kthehem në Homeboys, kështu që kisha një bazë ku të kthehesha sërish. Ajo që mësova në Homeboy ishte se çfarëdo që të ndodhte, unë kisha mbështetje në këtë vend. Ata gjithashtu më mësuan të kisha besim të mjaftueshëm në veten time për t’ia dalë mbanë në Hollywood, "tha Cabral.Cabral është nominuar për çmimin Emmy për rolin dytësor në një serial dhe për rolin e tij në "American Crime".Karriera dhe suksesi i Cabral e ka bërë atë një model për të rinjtë e tjerë që hyjnë në programin e Homeboys."Nëse unë jam këtu, nuk ka dallim mes meje dhe atyre. Unë kam ardhur nga e njëjta rrugë, kam ardhur nga i njëjti burg, dhe në qoftë se unë ia dola, nuk ka asnjë arsye pse ju nuk mund tja dilni. Ky është mesazhi im, "tha Cabral.Mbledhja vjetore e rrjetit Global Homeboy do të vazhdojë për dy ditë në qendër të Los Angeles.