Pogradec, godina e rrënuar pranë spitalit është kthyer në banjë publike

Një ndërtesë e vjetër në mes të një blloku pallatesh në Pogradec është  bërë shqetësuese për banorët që jetojnë përreth.Sipas tyre nga ndërtesa gjysmë e rrëzuar dalin edhe gjarpërinj që jo rrallë here u janë futur edhe në banesa.Pogradec-Prej  disa vitesh kjo godine shume prane spitalit te Pogradecit dhe ne mes te nje blloku pallatesh eshte kthyer ne nje makth per banoret qe jetojne përreth.Banoret kërkojnë nga Bashkia te nderhyje, duke e detyruar pronarin që të paktën të rrethojë zonën.Përveç degradimit,  godina është kthyer në vendgrumbullim për mbetjet urbane dhe një banjë publike, vetëm pak metra nga spitali.