Tatimet: Dëmi ekonomik në dy vite 122 milionë dollarë

Evazioni fiskal dhe krijimi skemave mashtruese i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 122 milionë dollar ne harkun kohor te dy viteve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se vetëm gjatë vitit 2015 abuzimi me tatimet ka sjellë një dëm prej 20 milion dollarësh, dhe se per te gjitha keto ka referuar ne prokurori 247 padi penale.Tirane- Brenda dy viteve buxhetit të shtetit i kanë munguar rreth 122 milion dollarë si pasojë e krijimit të skemave mashtruese dhe evazioni fiskal.Të dhënat e drejtorisë së Tatimeve tregojnë se vetëm për pjesën e parë të këtij viti në arkën e shtetit nuk janë arkëtuar 20 milion dollarë vetëm si rezultat i skemave mashtruese kryesisht me TVSH-në një zë që ka pasur mosrealizim të ndjeshëm gjatë 6 -mujorit të parë të 2015.Nisur nga këto abuzime Drejtoria e Tatimeve ka referuar në prokuroritë e rretheve gjyqësore 247 çështje penale me vlerë dëmi 122 mln dollarë me 456 autorë.Ndërkohë që kanë përfunduar në pranga 60 të akuzuar për krijimin e skemave mashtruese fshehjen e të ardhurave dhe mos pagesë të taksave.Administratat tatimore së bashku me prokurorinë po punojnë për zbardhjen e skemave dhe kalimin e tyre në Gjykatë në një kohë që vetëm për vitin 2015 janë referuar 85 cështje penale .Ekspertët por edhe vetë bizneset kanë ngritur si shqetësim evazionin fiskal në administatën tatimore duke e lidhur këtë me rritjen e taksave.Duke marë shkas nga ulja e të ardhurave sidomos nga administrata tatimore ekspertët kërkojnë më shumë mirmenaxhim ndërsa bizneset kërkojnë ulje të nivelit të taksave/Oranews.tv/