Zvicër, çfarë bën një shqiptar kur shefi i tij nuk e paguan?

Keni menduar ndonjë herë të hakmerreni ndaj shefit tuaj i cili për  muaj me rradhë nuk ju ka paguar! Dhe.. në çfarë mënyre do të hakmerreshit?!Ja çfarë i ka bërë një emigrant shqiptar në Zvicër, shefit të tij.Punëtori shqiptar në Zvicër, ka shtypur makinën e shefit të tij, pasi  ai nuk i paguante rregullisht pagën mujore. Lajmi ka pasur aq shumë popullaritet sa që është përhapur në të gjitha faqet zvicerane të internetit, ku duket  videoja gjatë momentit  se si shtypet makina e tipit "Mercedes Benz" me një buldozer.Mediat kanë thënë se kështu ndodh kur pronari i një kompanie nuk i paguan pagat me rregull, ndërsa i bën presione punëtorëve gjatë orarit të punës.Mediat në Zvicër ende nuk kanë bërë  të ditur identitetin e emigrantit shqiptar, i cili është progatonist i kësaj ngjarje.