Betohet kryeministri i përkohshëm i Pakistanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2013, 14:10
Ka bërë sot betimin kryeministri i përkohshëm i Pakistanit.Gjykatësi i pensionuar, Mir Hazar Khan Khoso, 84 vjeç, është zgjedhur të dielën nga Komisioni Zgjedhor, pasi partitë politike nuk arritë marrëveshje rreth një kandidati për postin.Khoso do të zgjedhë një kabinet të përkohshëm dhe do ta udhëheqë atë derisa pasardhësi i tij të zgjidhet nga Dhoma e Ulët e Parlamentit, pas zgjedhjeve parlamenatare.Zgjedhjet e ardhshme, të parapara për 11 maj, do të jenë tranizicioni i parë demokratik i pushtetit që kur Pakistani ka shpallur pavarësinë më 1947.Ky vend ka një histori grusht-shtetesh ushtarake.