Plagoset lideri i rebelëve sirianë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2013, 14:45
Një lider i rebelëve sirianë është plagosur rëndë nga shpërthimi i bombës në provincën Deir al-Zoir.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se komandanti i Ushtrisë së Lirë Siriane, Riad al-Asaad është plagosur rëndë.Ai raportohet të jetë dërguar në Turqi për trajtim, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.Asaad ka qenë në mesin e zyrtarëve të parë që kanë dezertuar nga forcat qeveritare të Sirisë dhe u janë bashkuar rebelëve më 2011.Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të 2011-ës. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që duan ndryshimin e regjimit.