Gjykata Administrative, Buxhuku: Zvarritjet e proçeseve shqetesojnë biznesin

Në vitin e parë të funksionimit të saj Gjykata Administrative ka ndikuar pozitivisht në punën e biznesit, por problematika e zvarritjeve te proçeseve edhe ketu mbetet problem.Konfindustria ka kryer nje monitorim mbi funksionimin e ketyre gjykatave.Gjykata Administrative, e krijuar për t'iu dhënë zgjidhje me shpejtësi të konflikteve shtet-privat duket se nuk po e kryen me sukses misionin e saj.Studimi i kryer nga Konfindustria per efektivitetin e punes se Gjykatave Administrative ne nivel vendi ne vitin e pare te punes 2014 ka evindetuar si problem kryesor pikërisht zvarritjen e çështjeve në shqyrtim.Gjergj Buxhuku: “Kemi probleme me shpejtësinë gjykimit, në shkallë vendi jemi gati 54% e vendimeve merren brenda afatit ligjor të parashikuar në ligj nga koha e regjistrimit”.Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, për përmirësimin e punës së kësaj gjykate në vitet në vijim propozon:Gjergj Buxhuku: “Biznesi ende është larg pritshmërive të tij për shpejtësinë e gjykimit, sa i përket cilësisë ne do të kalojmë në një fazë të dytë monitorimi për të kuptuar se çfarë ndodh me cilësinë e gjykimit”.Fondacioni Friedrich Ebert është një ndër mbështetësit e raportit të realizuar dhe për përfaqësuesin e saj krjimi i gjykatës është hap pozitiv edhe për integrimin e vendit në BE.