Banorët: 4 ditë pa ujë të pijshëm, UKT: Situatë e vështirë për furnizim
Tirana vijon te vuaje pa asnje permiresim, mungesën e ujit të pijshëm. UKT thotë se situate po përballohet me vështirësi. Banoret raportojne probleme me mungesen disa ditore, ndërsa Ujësjellësi paralajmëron aksion ndaj debitorëve dhe lidhjeve të paligjshme.UKT gjendet në situatën më të vështirë të furnzimit të popullatës me ujë të pijshëm qe prej nje viti. Sasia e furnizimit është 3200 l/sek, por ne mjaft zona të Tiranës mungon uji.Banorja e Qesarakës: “Edhe më parë kemi vuajtur nga uji, tan i kemi 4 ditë që jemi pa ujë fare. Tani u prish dhe komuna, nuk ke ku të ankohesh”.Kjo situatë ka vënë në vështirësi edhe biznesin.“Kemi dy muaj që kemi hapur këtë sallon, kemi shumë probleme me ujin. Kemi probleme me klientët dhe nuk po na realizohet edhe puna”.Depozitat e pallateve janë bosh dhe e vetmja zgjidhje për qytetarët mbetet blerja e ujit të pijshëm.Por thirrjet e zyrtareve te Ujësjellësit per te kursyer ujin ne keto dite te nxehta dhe te thata vere, mjaft qytetare kane shperfillur.Autoritetet e Ujesjellesit thane per Ora News se do të ndërrmarin këtë javë aksione te njepasnjeshme ndaj shperdorues te ujit, ndaj lidhjeve të paligjshme dhe konsumatorëve debitorë.