Nishani: Për ligjin e arsimit të lartë do respektoj vetëm Kushtetutën
Kryetari i shtetit Bujar Nishani thirri ne nje takim te posaçem qe zgjati disa ore, nje perfaqesi te zgjeruar te fushes univeristare ne perpjekje per te degjuar zerin kundershtar, para se te firmose dekretin per ligjin e arsimit te larte. Presidenti tha se do te respektoje Kushtetuten ne vendimarrjen e tij, jashte presioneve partiake.Presidenti Bujar Nishani, thirri në një takim konsultues përfaqësues të qarqeve akademike dhe universitare mbi draftin e arsimit te larte, i cili ndodhet tani ne tryezen e tij per dekretim. Kryetari i Shtetit, tha se do te interpretoje vetem Kushtetuten, jashte çdo ndikimi politik.Nishani: “E drejta për arsim dhe së dyti autonomia e institucioneve të arsimit të lartë, si dy elementë të drejtave themelorë kushtetues të parashikuara dhe të mb rojtura nga Kushtetuta”.Perfaqesues te spikatur te arsimit te larte, te cilet edhe me heret ne tryezat e Kuvendit e kane kundershtuar draftin u perpoqen ti shpjegojne Presidentit defektet e tij duke dhene dhe argumentet perkates.Projektligji i ri shpjeguan ata, cenon autonomine, krijon pabarazi mes Universiteteve publike dhe atyre private dhe rrit tariat per studentet.Fuga: “Tarifë aplikimi, konkurimi, regjistrimi, shkollimi, studimi. Studentët janë të uritur zoti. President. Janë në gjen dje varfërie dhe nuk kanë asnjë kusht të plotësuar për vazhduar studimet”.Marku:“Është një projekligj që nuk reformon arsimin e lartë, për të mos thënë që në disa hapa shkon drejt shkatërrimit të sistemit të arsimit të lartë publik”.“Për studentët flitet vetëm në dy faqe, tarifat janë 20 fishuar”.Kreu i Shteti pritet ta ktheje serish ne Kuvend per shqyrtim ligjin për arsimin e lartë, pas kundërshtimeve të forta te akademikëve dhe pedagogëve.Ndërkohë opozita ka avancuar ne qendrimin e saj duke paralajmëruar, padi ne gjykaten kushtetuese.