Auditimi i financimit të partive drejt dështimit, audituesit: Tarifat qesharake
Auditimi i shpenzimeve te partive eshte drejt deshtimit te plote. Interesi i ulet i audituesve per te marre pjese ne kete proçes edhe pas thirrjeve te perserituara te KQZ, ka disa arsye te forta.Perfaqesues te Shoqates se Kontabilitetit rendisin si shkaqe mungesen e seriozitetit te proçesit dhe tarfiat qesharake qe ofron ligji per pagesat e tyre.Pak ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përsëriti apelin për audituesit që kanë interes për të bërë auditimin e financave të partive politike dhe shpenzimeve të tyre për zgjedhjet e 21 qershorit, duke e shtyrë afatin deri më 3 gusht për shkak të numrit të ulët të të interesuarve.Një situatë që është përsëritur shpesh vitet e fundit. Por përse kontabilistët nuk kanë interes të auditojnë partitë ? Arsyet jane shqetësuese.“Për mua ky proçes nuk është serioz, nuk e quaj serioz e bëjnë kot. Një profesionist që është serioz nuk e merr përsipër një mision të tillë. Sa të drejta kanë këta individë dhe a e kanë kohën e nevojshme për të verifikuar dhe çertifikuar pasqyrat financiare të tyre?Për hartimin e pasqyrave financiare ne akoma nuk kemi standarde sesi duhet ta hartojë ai pasqyrën financiare, pale pastaj të bëjmë dhe çertifikimin e tyre. Them që duke qenë se këto janë fonde publike mund të merret nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që është një institucion i pavarur dhe ka specialistë që ai i verifikon kudo”.Tarifa e një audituesi që përzgjidhet me short nga KQZ është 3 mijë lekë të reja ora dhe sipas ligjit këto para atij i paguhen nga partia politike që i bën auditin.Ndërkohë që tarifa për një kontabilist profesionist është shumë herë më e lartë.“Edhe shpërblimi psh që mund të jetë qesharak për një profesionist që mund ta ketë orën e punës 70 euro”.Ligji parashikon gjithashtu që audituesi i kontraktuar nga KQZ nuk bën hetim dhe verifikim të faturave apo shpenzimeve të subjektit politik, por vetëm çertifikimin e atyre që kanë dorëzuar vetë partitë.