Kameron, gati të bombardojë Libinë dhe Sirinë

Kryeministri, Devid Kameron, parlajmëroi se Britania është e gatshme të bombardojë pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik në Libi dhe Siri, për të parandaluar kërcënime të mundshme drejt vendit të tij.Kameron mbërriti sot në Indonezi për të nisur turin katërditor në Lindjen e largët në kërkim të aleatëve të rinj në luftën kundër ekstremizmit."Nëse ka ndonjë komplot ku unë besoj se shtetas britanikë janë në rrezik, nëse do të jetë e mundur të veprojmë, do ta bëjmë! Kjo është e ligjshme, e drejtë dhe ky është roli i Kryeministrit të një vendi!"Britania e Madhe deri tani ka marrë pjesë në sulme ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vetëm në Irak, pasi Parlamenti nuk ka miratuar sulme në Siri.Por përveç luftës ndaj ekstremizmit, Kameron mbërriti në një prej shteteve më të mëdha të Azisë, ku pjesa dërrmuese e popullsisë i përket besimit islam, edhe për të siguruar marrëveshje të rëndësishme ekonomike me vendin, që siç tha ai, shpejt do të futet në dhjetë ekonomitë më të fuqishme të globit."Ka një botë tjetër jashtë Europës me të cilën Britania duhet të bëjë tregti, prandaj erdha fillimisht këtu".Britania është një prej pesë investitorëve më të mëdhenj në Indonezi, ndërsa pritet që mes palëve të nënshkruhen gjatë vizitës së kryeministrit Kameron marrëveshje bashkëpunimi ekonomike me vlerë 750 milion paund.