PD: Krimi dhe pasiguria në nivele alarmante, Rama ka sjellë krimin në parlament

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për moszbatim ligji dhe për trafikantët të cilët janë të lidhur me qeverinë.Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një deklaratë për mediat tha se Rama e ka sjellë krimin në parlament dhe në krye të bashkive." Pakti me krimin ka kapërcyer me kohë moszbatimin e ligjit për trafikantë e banditë të lidhur me qeverinë. Ky pakt i Edi Ramës, i ka dhënë krimit pushtet, zyra, vendimarrje, e ka sjellë krimin në parlament e në krye të bashkive. Për këtë janë të tronditur qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, dhe ky është realitet dramatik për vendin që nuk mbulohet dot nga propaganda bajate"- tha deputeti demokrat.Sekretar i Përgjithshëm i PD-së tha se "Pasiguria është kthyer në normë, vrasje, grabitje me maska të tursitëve dhe qytetarëve, aksidente që marrin jetë ndodhin çdo ditë. I vetmi që nuk e sheh këtë situatë është Edi Rama, i cili provokon edhe më shumë shqiptarët duke u rrëfyer atyre një realitet që ata nuk e kanë, nuk e hasin, nuk e jetojnë."Ristani akuzoi maxhorancën qeverisëse për propagandën të pabazë të rendit dhe të sigurisë në vend.Sipas Ristanit, "Edi Rama, serviri edhe sot propagande, fasade politike, për arritje e suksese në fushën e rendit, ndërkohë që pasiguria e qytetareve po kap majat dhe kriminaliteti është zgjeruar e konsoliduar në rrugë e në zyrat e shtetit.Propagandë e pështirë, por asnjë përgjigje për skandalin e fshehjes së kërkesës së Interpolit për ekstradimin e deputetit Mark Frroku, aleatit të Edi Ramës, në shërbim të interesave politike të Edi Ramës."Ristani tha: "Edi Rama lëvdon ministrin e tij, por nuk jep as më të voglin sqarim se përse Saimiri rrinte me Durimin, në zyrë, në kafe e në zona rezidenciale, kur vetë Ministri e paska pranuar se ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e bankierit Santo."Në përfundim të fjalës Risatani nuk la pa përmendur edhe grabitjen e ndodhur sot në mesditë në afërsi të aeroportit të Rinasit."Qytetarët janë të tronditur nga këto negociata private të Ministrit të Brendshëm me të akuzuarin për vrasje e krime të rënda, ndërsa Edi Rama del e i rreh shpatullat publikisht.Pikërisht në kohën kur po mbahej kjo shfaqje dixhitale e Ramës, në mes të Ditës, del lajmi se në Rinas një zonë e supozuar si e sigurtë, tre maska shfaqen të armatosura dhe grabisin një makinë."/oranews.tv/