Fier, të majtët në këshillin bashkiak i thonë jo parkimit privat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2015, 13:56
Të majtet kanë arritur të hedhin poshtë me anë të votës, vendimin e marrë nga paraardhësit në bashkinë e Fierit për parkingjet me pagesë.Ndërsa këshilltarët e djathët kundërshtuan vendimin me argumentimin se firma e parkimit "International Parking 2011" mund të padisë bashkinë dhe pasojat do ti vuajnë qytetarët.Kryebashkiaku Armando Subashi sqaroi se nuk kemi të bëjmë me një koncesion, por me një pjojekt të bashkisë që ka sjellë pakënaqësi tek qytetarët.Këshilltarët e majtë votuan me 26 vota pro për anullimin e kontratës, të djathtët dhanë 12 vota kundër, ndërsa një abstenim erdhi nga LSI.Në këtë mënyrë është marrë vendimi për heqjen e parkingut privat në bashkinë e Fierit./oranews.tv/