KE: Trojka ka nisur bisedimet, Athina mohon

Përfaqësuesit e Trojkës kanë mbërritur që të hënën në Athinë dhe menjëherë kanë nisur negociatat me palën greke për programin e ri të shpëtimit me vlerë 86 miliardë euro. Lajmin e konfirmoi Komisioni Europian, duke hedhur kështu poshtë raportimet e mediave greke dhe ndërkombëtare se bisedimet do të mund të fillonin vetëm të martën për shkak një ngërçi mes palëve për detajet teknike të takimit.Megjithatë, e përditëshmja greke Ekathimerini, citon një zyrtar të qeverisë helene që mohon të kenë nisur bisedimet, duke ngritur edhe më tepër hije dyshimi për mbarëvajtjen e takimeve mes palëve, që pritej të ishin të nxehta.Zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andrejeva tha gjithashtu se priten më tepër reforma nga Athina për të lejuar disbursimin së më të shpejtë të paktës së shpëtimit, por edhe kjo pikë është kundërshtuar nga qeveria, sipas të cilës nuk ka asnjë kusht tjetër përveç atyre të rëna dakord nga kryeministri Tsipras me liderët e eurozonës, dhe të votuara në parlament më 15 dhe 22 korrik.Mes gjithë këtyre dyshimeve dhe deklaratave kontradiktore, janë rritur spekulimet se Greqisë do t'i nevojitet një tjetër hua afatshkurtër nga Komisioni Europian për të përballuar periudhën deri në arritjen e marrëveshjes, pasi ka pak gjasa që ajo të arrihet brenda mesit të gushtit, afatit fillestar të vendosur nga palët.Ndërkohë, presidentja e Shoqatave Bankare Helene, Luka Kaceli, konfirmoi bursa greke do të vazjdojë të qendrojë e mbyllur, ndërsa bankat do të kenë sërish shërbimeve të kufizuara, deri në nënshkrimin e një marrëveshje përfundimtare.