Fazani, nxitet shumimi i shpendit në Elbasan

Fazani është një shpend që është zhdukur në mjaft zona të vendit, por në Elbasan për të dytën herë shoqata "Fazani" po hedh rasat për shumimin e këtij shpendi.Kryetari i shoqatës Gëzim Gjordumi shprehet se pushtetet vendorë janë bërë pengesë në përhapjen e kësaj iniciative ndërsa i ka bërë thirrje Drejtorive të Shërbimit Pyjor që ti shpallin këto zona të mbrojtura.Kryetari i shoqatës "Fazani", Gëzim Gjordumi:  “Po nuk mbolle nuk korr. Në bazë të kësaj motoje është e dyta herë që ne kemi hedhur rasadën e fazanit në zonën e Belshit dhe në disa zona të tjera të studiuara mirë. Kemi rreth 100 fazanë dhe mbas disa ditësh do të vijnë vëllëzat e fushës dhe më vonë lepujt dhe kaprolli në bazë të buxhetit që ka shoqata. Veprimet burokratiketë shtetit shqiptar të organizme të bashkive që po lenë pushtitin na detyron që ti hedhim në këtë temperaturë 43 gratë fazanët.”Kryetari i shoqatës "Fazani" i bën thirrje gjuetarëve që të zbatojnë rregullat e moratoriumit, ndërsa i kërkon qeverisë që të heqë moratoriumin pasi sipas tij mjafton që të mos zhvillohet gjuetia gjatë natës, të hidhet në mënyrë të organizuar rasat dhe të penalizohen kundravajtësit që shpendët dhe kafshët e egra të shumohen./oranews.tv/