Banorët e Valeresë të rrezikuar nga ndotja bëjnë apel
Banorët e Valaresë ndjehen të kërcënuar nga sëmundjet dhe infeksionet që mund të marrin nga papastërtia që i rrethon. Edhe pse jetojnë në apartamente, pranë pallateve ndodhen stalla bagëtish, ndaj prej vitesh bashkëjetojnë me erën e rëndë dhe plehun që i rrethon.Banorët e Valaresë bashkëjetojnë çdo ditë me erën e rëndë të plehut që vjen nga stallat e bagëtive, fare pranë apartamenteve ku jetojnë. Kjo situatë e rendë higjeno-sanitare është e njëjtë prej 8 vitesh dhe asnjë masë nuk është marrë nga vendorët. Banorët e 4 pallateve kërkojnë ndryshimin e situatës, e cila këto ditë të nxehta rrezikon seriozisht shëndetin e tyre.Banor: Në shtëpinë time nuk ka njeri këtu, edhe gjynah si rrojmë.Banor: Tani problemi qëndron se sëmundjet, sëmundje janë. Them i doli kjo sëmundje këtij por nga dalin këto sëmundje? Dalin vetëm nga papastërtia. Tani shteti ka në dorë të vë një rregull ,po është puna për ta bërë mirë ,përndryshe le ta marrin ta shpërngulin fare si fshat edhe ta kthejnë në stallë lopësh siç ishte.Banor: Plehu ka shkuar në katin e parë të pallatit.U bëmë me infeksione kemi edhe fëmijë, ç'të të them.Nuk hapim dot dritaret, kemi pleq, kemi fëmijë.Temperatura 41 gradë.Ku jemi? Xhungel e vërtetë.Me ndarjen e re administrative-territoriale, tashmë Valareja i bashkangjitet bashkisë Gjirokastër./Oranews.tv/