Gjyqet shtet-individ, juristët: Në shumicën e rasteve favorizohet shteti

Ne Gjykatat Administrative ne mbare vendin vihet re nje fenomen qe evdientohet nga perfaqesues te fushes se avokatise. Trupat gjyqesore te ngrituar enkas per te zgjidhur mosmarrveshjet mes shtetit dhe individit, prej me shume se nje viti, ne shumicen e rasteve i japin te drejte vetem shtetit.Shteti dhe individi, prej me shume se nje viti e kane te percaktuar arenen ku mund te zhvillojnë betejen e tyre ligjore per zgjidhjen e mosmarevshjeve dhe ajo eshte Gjykata Administrative.Idajet Beqiri: Gjykata Administrative në thelbin e saj nuk po justifikon atë qëllim pse u krijua dhe nuk po vete dot tek ai ligj i posaçëm që u mor për Gjykatat Administrative që mbi të gjitha kishin zbatimin e atij parimi, mose më saktë eleminimin e asj të keqe të madhe: Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar.Ne me shume se nje vit nga funksionimi i Gjykates Administrative ajo qe vihet re eshte numri i larte i vendimeve ne favor te individit.Idajet Beqiri: Në Shkodër, në Durrës, në Vlorë, në Gjirokastër, në Korçë, është një skandal i vërtetë sepse atje është krijuar ai prezumimi i pafajësisë së qytetarit. Bëhet një ndarje artificiale e qytetarit me shtetin dhe po krijohet një hendek i jashtëzakonshëm sikur qytetari dhe shteti janë dy gjëra të kundërta me njëri-tjetrin.Avokati, Idajet Beqiri, thote se shume vendime ne favor te individit ne Gjykaten Administrative te shkalles se psre ne Tirane prishen ne shkallen e dyte te gjyqesorit dhe avokati Beqiri e lidh kete fenomen me mungesen e kualifikimit te gjyqtareve.Idajet Beqiri: Niveli i gjyqtarëve është jashtëzakonisht i ulët dhe kjo bën që pastaj edhe ato vendime që jep drejt gjykata e shkallës së parë, ata prishin ato vendime që janë të drejta dhe mund të ndryshojnë ato vendim e që duken haptazi që nuk duhen ndryshuar.Mjaft çeshtje administrative qe kane pale ne gjykim shtetin dhe individin, kalojne ne siten e Kolegjit te Gjykatës se Larte.Por ketu per shkak te mbingarkeses se dosjeve dhenia e vendimit vonohet pa fund.