Sulmet ajrore turke, goditen bazat e Shtetit Islamik në Siri, 590 persona në arrest

Forcat ajrore turke kanë kryer sulme të reja kundër bazave të Shtetit Islamik në Siri, ndërsa në shënjestër kanë qenë edhe militantët kurdë në irakun verior.Kjo ishte nata e dytë e operacioneve të ushtrisë turke që nisën pas një sulmi kamikaz të kryer nga Shteti Islamik në qytetin Suruc në kufi me Sirinë ku u vranë 32 aktivistë turq.Në një konferencë për shtyp, kryeministri ahmet, Ahmet Davutoglu, tha se numri i të arrestuarve si të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe i anëtarëve të PKK ka shkruan në 590.Sulmet në Irak janë të parat që pas një armëpushimi të vendosur mes kurdëve dhe qeverisë turke më 2013.Kurdët të grupuar në partinë PKK po luftojnë kundër Turqisë prej dekadash në kërkim të një tokë autonome.Miliantët kurdë morën përgjegjësi për vrasjen e dy policëve turk të mërkurën dhe thanë se kanë bashkëpunuar me Shtetin Islamik për sulmin në Suruc.Qeveria njoftoi sot se sulmet ajrore kundër PKK kishin goditur vendstrehime, bunkerë, ndërtesa magazinimi si edhe pika të tjera loigjistike në Irakun verior apo edhe në malet e Kandilit ku ndodhet edhe komanda e lartë kurde.Teksa presidenti turk Rexhep Tahip Erdogan tha se ky është vetëm fillimi në luftën kundër terorizmit dhe Shtetit Islamik, në Paris qindra protestuaes kurdë e kanë quajtur vrasës.Ata dënuan sulmet e Turqisë ndaj kurdëve në veri të Irakut, duke i quajtur padrejtësi.