Emigracioni në Gjermani, autoritetet nisin të ngrenë çadrat në lindje të vendit

Gjermania ka nisur ngritjen e tendave dhe të çadrave për të strehuar emigrantët që vijnë kryesisht nga vendet e konfliktit dhe afrika.Dhe për të akomoduar azilkërkuesit që këto ditë kanë shënuar një numër rekord, autoritetet kanë zgjedhur lindjen e vendit, pikerisht periferinë e qytetit Brandenburg.Në një deklaratë, qeveria gjermane tha se kjo nisëm vjen si një masë emergjente për numrin e lartë të refugjatëve të ardhur në vend.Tendat po ngrihen nga punëtorë të Kryqit të kuq dhe secila prej tyre ka kapacitet për shtatë persona.Sekretari për Punët e Brendshme, Matthias Kahl, tha se qyteti që ndodhet në kufirin me Poloninë mund të strehojë 1800 persona."Të gjitha janë të mbushura me emigrantë. Çdo javë mbërrijnë rreth 500 azilkërkues dhe ky fluks i madh i emigrantëve, kryesisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për fat të keq na detyron ti strehojmë në çadra. Si shtet, ne kemi numrin më të madh të azilkërkuesve dhe gjithashtu kujdesemi që të çojmë fëmijet në kopshte dhe shkolla”.Gjatë këtij viti në gjermani pritet të mbërrijnë dyfishi i 200 mijë emigrantëve që arritën vitin e kaluar.Nga 85. 394 emigrantë të ardhur në tremujorin e parë të vitit, shumica janë nga Kosova, Shqiperia, Siria, Serbia, Iraku dhe Afganistani.Në rajonet e varfra të Gjermanisë, frika e konkurencës nga refugjatët, por edhe frika e rritjes së kriminalitetit është e lartë.68