PS mblidhet pas humbjes në Shkodër, debate të forta dhe akuza personale

Mbledhja e parë e socialistëve shkodranë pas humbjes së zgjedhjeve të 21 qershorit, është shoqëruar me debate të forta dhe akuza personale.Analiza ka filluar 1 muaj pasi të majtët humbën garën për Bashkinë më të madhe në veri të vendit, por edhe përfunduan forcë e tretë në Shkoder, e dytë në Malësi të Madhe, e pestë në Fushë Arrëz dhe e gjashtë në Pukë.Kritika ka patur edhe për përzgjedhjen e grupeve të punës për fushatën, emrat që u bënë pjesë e listës për këshillin bashkiak, distancimin e shumë socialistëve nga strukturat drejtuese, por mbi të gjitha për çeshtjen e punësimit që ka qënë edhe pika më e kritikuar e 2 viteve qeverisje.Deputetët Kopliku dhe Hafizi si dhe kandidatja Keti Bazhdari që humbi humbi garën për Bashkinë, mohuan zërat se përçarja e koalicionit solli humbjen.Bazhdari: “Sakohë që analiza mbetet në konturet subjektive është e pamundur që të flitet për rezultate konkrete qoftë brenda PS ashtu dhe nga marrëdhënia me koalicionin do realizohet kur të bëhet një analizë më e gjerë, konkrete dhe me shifra”.Strukturat e PS po përgatisin një material të detajuar analize për zgjedhjet e 21 qershorit.Ky informacion, sëbashku me evidentimin e personave jo aktivë, apo problemeve të tjera, do të dorëzohen në selinë qendrore të PS-së.