Azilantët drejt Gjermanisë, vijojnë largimet nga Bulqiza, banorët shesin gjithçka

Banorët e fshatrave te Bulqizës, të detyruar nga jetesa e vështirë dhe të ardhurat e pakta, po shohin si zgjidhje të vetme largimin drejt Gjermanisë.Zenel Hoxha nga fshati Strikcan i Burrelit ka shitur orenditë e shtëpisë për të siguruar pasaportat e gjithë familjes. Ai tregon se nuk shikon asnjë zgjidhje tjetër përveç azilit.Zenel Hoxha: “Po mund të iki për Gjermani sepse këtu papunësia është e para, edhe kam dëgjuar që Gjermania jep azil ekonomik. Kam shitur bagëtitë dhe lopët për të nxjerrë pasaportat. Është 180 mijë lekë një pasaportë, jam vetë i pesti, llogarite nga 180 sa bëjnë. Kaq është për tre ditë dhe pse shkuan 10 ditë”.Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të zyrtarëve shqiptarë dhe gjermanë, Zeneli - babai i tre femijëve, thotë se do të provojë fatin e tij.hoxha 1Zenel Hoxha: “Kam bërë të pamundurën, kam shitur lopë dhe çdo gjë dhe për ta pro9v uar do ta provoj, Gjermani, Suedi, ku të dalë, të dalë. Bashkë me fëmijët, jam vetë i pesti. Luftoj për jë të ardhme më të mirë nëqoftëse bëhet, nëse nuk bëhet prapë do të kthehemi në vendlindje.”Nëna e Zenelit shprehet se varfëria është shkaku që po e ndan nga familja e saj, pasi të ardhurat mujore janë vetëm 5 mijë lekë në muaj për 5 anëtaret e familjes.hoxha2“Se si jemi ne... me borxhe, me lopë të shitura. Ku do të punojë?”Në qarkun e Dibrës, qindra familje janë larguar muajt e fundit drejt Gjermanisë, ku vetëm gjatë muajit qershor janë regjistruar mbi 5800 kërkesa të azilkërkuesve shqiptar.