“Rusi 2018″, Shqipëria në grupin e “hekurt” me Spanjën dhe Italinë
Shorti i Shën Peterburgut dha një verdikt të ashpër për Shqipërinë, Kuqezinjtë do të duhet të përballen me dy gijgandë të futbollit si Italia dhe Spanja në betejën për një vend në botërorin e vitit 2018 që do të mbahet në Rusi.Skuadra jonë përfaqësuese është pjesë e grupit G, ku ndër të tjera janë edhe Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshteini.Do të jetë hera e parë në historinë e futvollit shqiptar që kombetarja kuqezi do të përballet në një sfidë zyrtare me Italinë, një ëndërr shumë vjeçare e cila u realizua pasi u thye fillimisht akulli në miqësoren e nëntorit të shkuar në Xhenova, ndërsa do të rigjejmë pas 24 vitesh Spanjën, 3 herë kampione e Europës dhe një herë kampione e Botës.Ndërkohë që me mjaft interes pritet edhe përballja me Maqedoninë, në një derbi balkkanas ku atmosfera e zjarrtë nuk ka munguar ndonjëherë. Izareli është një kombëtare në rritje , ndërsa premier për Shqipërinë është edhe Lihtenshteini pasi edhe me këtë përfaqësuese është hera e parë që shorti na vendos përballë. Sigurisht duket një mision shumë i vështirë kualifikimi në kampionatin Botëror duke parë presitgjin e të kaltërve apo spanjollëve, por surprizat për fat të mirë kanë qënë dhe do të jenë gjithnjë pjesë e futbollit.Ndërsa në grupet e tjera , kombinimi më i frikshëm është ai i grupit A, ku ndodhen Holanda, Franca, Suedia, Bullgaria, Bjellorusia dhe Luksemburgu, kurse kombëtarja kampione e botës Gjermania ndodhet në të njëjtin grup me Republikën Çeke , Irlandën e veriut, Norvegjinë, Azerbaizhanin dhe San Marinon.
