I zënë pritë për ta grabitur, dhunohet 28-vjeçari, maskat ikin pa marrë asgjë
Një person i cili udhëtonte me një automjet në drejtim të plazhit të Tales në Lezhë është tentuar të grabitet nga dy persona të maskuar.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së shtunes në aksin rrugor Supërstradë-Tale, në afersi të një karburanti.Policia tha se dy agresoret i kanë zënë pritë automjetit tip "Benz" me targa AA 123 DB që drejtohej nga Erjon Preçi 28-vjeç nga Lezha.Dy personat e maskuar të cilët po lëviznin me një motorr i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit që të ndalojë dhe t’ju dorëzoje sendet që kishte me vete.28-vjeçari ka zbritur nga automjeti, duke mos ju bindur atyre dhe ka nisur që të përleshet me ta.Teksa kanë hasur në rezistencen e personit që kishin objektiv për ta grabitur, autoret e kanë dhunuar, duke e goditur me sen de të forta, por pa mundur që ti marrin asgje.Pasi kanë parë prezencen e banorëve të zones dhe të kalimtarëve të shumtë, dy agresoret janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke ju shpëtuar prangave të policisë.Edhe pse këta të fundit janë njoftuar në kohë për ngjarjen nuk kanë mundur që të bien në gjurmët e autorëve, ndonëse kanë ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e tyre.Menjëhere për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa po merret në pyetje 28-vjeçari i cili ishte edhe objekt i sulmit për të mësuar më tepër rreth ngjarjes.Gjithashtu policia po heton edhe në pisten e ndonje konflikti që mund të ketë patur i riu me ndonjë person gjatë kohëve të fundit.Ngjarja ka alarmuar pushuesit e shumtë që i drejtohen kësaj zone turistike për të kaluar pushimet, duke rritur ndjeshem pasigurinë tek ata.