Kukësi pa ujë, furnizohet vetëm një orë në ditë, në katet e larta nuk ngjitet fare

Situata e furnizimit me uje ne Kukes është alarmante. Dite me pare ky problem u ngrit nga kryetari i Keshillit te qarkut Ibsen Elezi dhe ende asgje nuk ka ndryshuar.Furnizimi me ujë të pijshëm është tej mase i limituar, pasi qytetaret kanë ujë vetëm një orë në 24, ndërsa tek familjet që jetojnë në katet e sipërme të pallateve nuk arrin uji.Te revoltuar banorët kërkojnë zgjidhjen e kësaj situate që po u vështirëson së tepërmi jetesën në këto ditë të nxehta.Edhe pse për qytetin dhe fshatrat rreth tij u ndërtua një rrjet i ri Ujësjellësi, ai nuk po përmbush kërkesat më minimale të banorëve, për të paktën 3 orë në ditë furnizim me ujë të pijshëm.Me ndërtimin e rrjetit të ri të Ujësjellësit të Kukësit, mendohej se qyteti dhe 14 fshatrat rreth tij do furnizoheshin me ujë 12 orë, por tashmë situata e banorëve vetëm sa është përkeqësuar.