Kriza greke reflekton tek bizneset në jug të vendit, treguesit jo në pikën kritike

Kriza greke ka influencuar edhe tek bizneset ne jugun e vendit tonë. Ky fakt pohoet nga Maksim Hoxha, kryetari i Dhomës Rajonale të Tregtisë dhe Industrisë në Gjirokastër, pasi thekson se shumë biznese të zonës kanë lidhje me ato të shtetit helen.Maksim Hoxha: Kriza greke nuk diskutohet që ka pasur influencë, sidomos në rajonin tonë ku shumë biznese janë të lidhur me bizneset greke.Por nuk ka ardhur në pika kritike që të mund të flasim me terma negativë. Janë mbi 70-80 biznese të lidhura me bizneset greke që operojnë në fushën e import-eksportit, në fushën e fasonëve. Shpresojmë gjithmonë që të kalojë kjo fazë.Në qarkun e Gjirokastrës janë 14 firma greke me bashkëpronarë shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin në fusha të ndrsyshme, të cilët kanë hasur vështirësi në likuidimin e pagave të punonjësve.Eduard Pesha: Në rajonin e Gjirokastrës funksionojnë 14 subjekte, të cilat janë subjekte të përbashkëta me pronarë shqiptarë dhe grekë. Në 2-3 subjekte ka pasur vonesa të likujditetit 10-15 ditë, por dhe këto janë stabilizuar me anë të rezervave të tyre dhe nuk ka mungesë të pagave, sigurimeve shoqërore apodetyrime të tjera ndaj shtetit tonë. Janë 3 subjekte në rajonin tonë që janë mbështetur nga Fondi i Nxitjes së Punësimit.Pranë Zyrës Rajonale të Punësimit vijon regjistrimi i emigratëve të rikthyer që kërkojnë të punësohen.