Tre fshatra të Mallakastrës nën flakë, digjen mbi 89 hektarë me pyje
Dhjetra hektarë me pyje, ullishte e shkurre janë djegur nga zjarri që në mbrëmjen e djeshme ne Mallakastër.Vatra zjarri raportohen në Belishovë, Rroms dhe Drenovë.Autoritetet lokale thanë se në Rroms e Drenovë janë djegur rreth 79 hektarë me pyje, ndërsa në Belishovë 10 hektarë me ullishte.Forca zjarrëfikse, të ndërmarrjes pyjore dhe të ushtrisë kanë punuar gjatë gjithë natës, por ende nuk kanë mundur të shuajnë plotësisht flakët të cilat kanë përparuar të ndihmuara edhe nga era.Drejtori i ndermarjes pyjore, Agim Hoxha: "Duke qënë një terren shumë i vështirë malor edhe puna e zjarrëfiksëve ka qënë shumë e vështirë, nuk kanë qënë shumë rezistente. Strukturat e shtetit kanë qenë të gjitha prezente duke filluar nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe Drejtoria e Zjarrëfiksëve dhe njëkohësisht kanë ardhur dhe shumë vullnetarë të tjerë. Situata vazhdon të jetë jo e mire, deri tani mendohet të jenë djegur rreth 80-90 hektar, është një pyll pishe, dëmet janë të konsidedueshme, ka pasur dëme edhe në ekonomitë fshatate, kryesisht në ullinjtë."Ndërkohë zjarri po rrezikon puset e naftës që ndodhen në zonë, por raportohet se në mbrojtje të tyre janë vendosur disa zjarrëfikese.[caption id="attachment_552013" align="alignnone" width="640"]
(Ne foto: Zjarri ne pyllin e Mallakastres)[/caption][caption id="attachment_552012" align="alignnone" width="640"]
(Ne foto: Zjarri ne pyllin e Mallakastres)[/caption]