Kundër privatizimit të Universiteteve për interesa personale? Pr. Artan Fuga: Ja si refuzova gjysëm milioni euro nga privati

Artan Fuga, pedagog dhe shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT u është përgjigjur akuzave të lëshuara nga foltorja e Kuvendit seancën e së martës për ligjin e arsimit të lartë.Duke përfaqësuar edhe mendimin e kolegëve të tij pedagogë, të cilët e kanë kundërshtuar fuqimisht projektligjin, Fuga i referohet një ekperience personale për të treguar se ata nuk kundërshtojnë privatizimin e keq te universiteteve per interesa personale.Profesor Fuga tregon se në emër të parimeve, prej 7 vitesh ka refuzuar një ofertë punësimi nga një Universitet privat, me rrogë të majme, që me një kalkulim të thjeshtë i bie të ketë hedhur në kosh jo pak, por gjysëm milioni euro.“Bindjet nuk ka burre nene te m’i bleje as me pak, as me shume as me shume e shume para. Privatizimin e keq te universiteteve e kundershtoj edhe duke demtuar interesat e mia personale”.Tranparencë kërkon edhe politikanët, pushtetarët, nëpunësit e shtetit dhe rrjetit familjar të tyre, që sipas tij kanë perfituar nga sistemi privat i arsimit te larte privat honorare,cmime, e subvencione.Më poshtë shkrimi i plotë në fbGjysëm milion euro, e pastaj? Meqenese nga foltorja e parlamentit qiellor u hodhen sterkala mbi kundershtaret e projektligjit mbi arsimin e larte, po tregoj nje fakt qe e hedh ne hendek shpifjen se ne kundershtojme privatizimin e keq te universiteteve per interesa personale. Ja nje interes : deklaroj se nje operator privat arsimi prej shtate vjetesh me ka propozuar nje rroge prej 5000 eurosh ne muaj per te qene president i atij universiteti.E kam falenderuar per respektin. Ishte ne te drejte te tij. Puna duhet paguar. E kam refuzuar. Per kete ka deshmitare. Llogariteni tani: 7 vjet shumezo per 12 muaj shumezo per 5000 euro a bejne 420 mije euro ? Do te kisha nje vile gjigande diku ne Llogara nga ku do zbrisja me teleferik privat, fluturuar siper pishave, drejt e ne det ku do me priste nje helikopter personal per te me cuar ne nje ishull grek per banja dielli e pushime ku do te shkruaja ligje te ndershme per arsimin. Ja persa i perket asaj qe bindjet nuk ka burre nene te m’i bleje as me pak, as me shume as me shume e shume para. Privatizimin e keq te universiteteve e kundershtoj edhe duke demtuar interesat e mia personale. Te ardhura vetem me pune qe me pelqen ta bej, ne shtet a privat a ne oborrin personal me zarzavate. Ky eshte parimi im. Tani, ftoj te hapen pak llogarite per te pare sesa pushtetare, politikane, nepunesa shteti ose te aferm te tyre kane perfituar nga sistemi privat i arsimit te larte privat honorare,cmime,subvencione etj. Dhe hajde flasim pak neper televizione para shqiptareve…