Aksident në Velipojë, përplaset me automjetin, plagoset drejtuesi i motorçikletës

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme teksa motorçikleta të cilën drejtonte u përplas me një automjet.Aksidenti u regjistrua në Velipojë, në dalje të rrugës së Dajçit, ku motorçikleta u përplas me mjetin Peugeot me targa italiane.Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk dihet ende.Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.[caption id="attachment_551927" align="alignnone" width="640"](Ne foto: Makina dhe motocikleta te aksidentuara ne Velipoje) (Ne foto: Makina dhe motocikleta te aksidentuara ne Velipoje)[/caption]