Pikëpyetje nëse ka një plan B për të shpëtuar Qipron
Presidenti i Qipros dy ditë më parë foli për një plan B që do të ndihmente vendi të siguronte ndihmën ndërkombëtare, por tani janë ngritur shumë pikëpyetje nëse vërtet ekziston një plan tjetër. Vendi është në një garë me kohën, pasi Banka Qendrore Evropiane dha për Qipron afat deri të hënën për të gjetur paratë.Nëse kjo nuk arrihet, likuiditeti për bankat e vendit mund të i vështirë, e ndërsa falimentimi është afër. Bisedimet për ndihma të reja financiare për Qipron nga Rusia kanë dështuar dhe këtë e ka konfirmuar ministri i financave të Rusisë.Anton Siluanov, duke folur pas bisedimeve me homologun e tij qipriot , tha se investitorët ruse nuk ishin të interesuar n për rezervat e gazit në Qipro.Qipro ka nevojë për të gjetur 5.8 miliardë euro për t'u kualifikuar për një kredi 10 miliardë euro ndihme nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parlamentarët kategorikisht hodhën poshtë një plan për taksë më depozitat bankare gjatë kësaj jave.Shefi i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, i cili ishte gjithashtu në Moskë tha se ishte "shumë i shqetësuar" me zhvillimet e fundit në Qipro, por u shpreh i bindur se do të kishte një zgjidhje. Qipriotët kanë shumë frikë se do të humbasin kursimet e tyre, dhe ka pasur rradhë të gjata përpara bankave."Ky veprim mund të provojë shkatërrim dhe jo shpëtimin ", paralajmëroi Banka e Qipros .Ndërkohë ministrat e financave të Eurozonës kanë thënë se ata janë "të gatshëm për të diskutuar me autoritetet qipriote një projekt-propozim të ri", të cilat ata presin nga autoritetet të Qipros sa më shpejt të jetë e mundur.Udhëheqësit politikë diskutuan mundësitë me Presidentin Nikos Anastasiades të enjten, dhe paketa është diskutuar më pas nga kabineti. Por deputetët thanë se nevojitet më shumë kohë për të studiuar planin. Sektori bankar mbizotëron ekonominë dhe në qoftë se një shpëtim i zbatueshëm nuk është i organizuar shpejt shteti ishullor rrezikon që të braktisë euron.