CES Shanghai, panairi me risitë më të fundit elektronike
Shfaqja e Elektronikës Konsumatore, një panair i famshëm i mbajtur cdo vit në Las Vegas, provoi debutimin e tij Aziatik në Shanghai.Pajisje që vishen , sisteme për shtëpitë e zgjuara, makina inteligjente dhe shumë më shumë, rreth 200 prezantues morën pjesë në eventin e Kinës, një nga tregjet që po zhvillohen më shpejt për konsumatorët e elektronikës, veçanërisht për produktet e zgjuara.Vizitorët ishin të aftë të testonin ushqimin e gatuar nga një shef robot, i pari i llojit të tij sipas krijuesve të tij. I dizenjuar nga Moley Robotics të vendosur në Londër, kuzhina automatike konsiston në dy krahë të mëdhenj rrobotike të cilët përgatisin pjatat bazuar në librarinë e recetave të ndodhur në iTunes. Roboti mëson recetat duke regjistruar lëvizjet e vërteta të shefave me një proces për kapjen e lëvizjeve që përfshin kamera 3D.‘Ju mund të zgjidhni cdo lloj pjate, nga cdo shef në botë dhe ai merr ingredientët dhe gatuan cdo gjë automatikisht,’ thotë themeluesi i Moley Robotics Mark Oleynik.G-Ëearables, një kompani kineze e vendosur në Beijing, lancoi pajisjen e saj më të fundit muzikore, kufjen Gogo-S. Ajo konsiston në dy pajisje që vishen të pavarura të cilat lidhen përmes Bluetooth, në vend që të përdorin tela tradicionale. Ajo është gjithashtu e pajisur me një sensor optikal, i cili monitoron rrahjet e zemrës të një personi përmes veshëve të tij.‘Kur i vendosni ato, të dyja pjesët janë të pavarura nga njëra tjetra, nuk kanë nevojë për tela ose një lidhës mbi krye. Kjo do të thotë se lëvizjet tuaja janë të lira, kur punoni përshembull,’ thotë drejtori i markës G-Wearables Li Qiaowei.Dhe kompania kineze Beijing Palo Alto Tech, prezantoi Cool Glass One, një version me çmim të lirë i Google Glass tashmë të braktisur. Me një çmim mes 330 dollarë dhe 500 dollarë, ka një touchpad në anë, duke i lejuar përdoruesve të kontrollojnë pajisjen përmes komandave të ndërveprimeve në një ekran. Ka gjithashtu një kamera, e cila shkrep foto dhe regjistron video, të cilat mund të dërgohen në telefonët Android. Kjo pajisje duhet të jetë e vlefshme online duke filluar nga muaji gusht./oranews.tv/